Bogdani: Çdo votë duhet të numërohet, gjë që Rama nuk e pranon

Shqipëria

Bogdani: Çdo votë duhet të numërohet, gjë që Rama nuk e pranon

Më: 21 maj 2011 Në ora: 23:58

Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, në një deklaratë publike ka vënë theksin në faktin se ende nuk ka rezultat përfundimtar për garën e Tiranës. Sipas Bogdanit, duhet pritur që çdo votë të numërohet e më pas të shpallet fituesi.

“Kjo garë është shume e ngushte dhe megjithëse rezultati i tanishëm duket premtues, ende nuk kemi një rezultat përfundimtar, dhe nuk mund të ketë fitues derisa të dalë rezultati përfundimtar. Çdo votë duhet të numërohet, dhe zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet. Por Edi Rama duket se ka zgjedhur një rrugë tjetër”, thotë Bogdani në deklaratën e tij.

Më pas ai rendit një sërë pyetjesh drejtuar Ramës. “Pse është përpjekur Edi Rama, t’a shpallë veten fitues, në fillim para se të numëroheshin të gjitha kutitë për Kryetar Bashkie, dhe më pas pa u numëruar çdo votë? Pse ka thënë Edi Rama që raporti i ODHIR-it e shpall atë fitues, ndërsa raporti i ODHIR-it vetëm thotë se Edi Rama e ka shpallur veten fitues, dhe se procesi zgjedhor duhet të vazhdojë?

Pse i ka thurur lavde Edi Rama sundimit të ligjit, ndërsa ai vetë ka bllokuar rrugët duke djegur goma dhe ka rrethuar KQZ-në në vend që të lejojë procesin të vazhdojë? Pse ka bërë Edi Rama akuza absurde për vota të manipuluara, ndërsa të gjitha fletët e votimit kanë vulën dhe nënshkrimin e komisionerëve të tij, dhe të gjitha kutitë u vulosën sapo u mbyll numërimi fillestar dhe më pas u hapën, vlerësuan dhe numëruan drejtpërdrejt në televizion? Pse ka kërkuar Edi Rama të pengojë të drejtën e votës dhe të mbysë zërat e qytetarëve?

Pse nuk do Edi Rama që çdo votë të numërohet?”, thotë Bogdani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat