Basha në avantazh ndaj Ramës

Shqipëria

Basha në avantazh ndaj Ramës

Më: 22 maj 2011 Në ora: 16:12

Kandidati demokrat për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha është në avantazh me 89 vota ndaj rivalit socialist Edi Rama, një rezultat nga numërimi i votave të hedhura gabim nga zgjedhësit në disa qendra në votimet e 8 majit.

Procesi i numërimit do të vijojë të dielën në KQZ që në fillim të kësaj jave vendosi të vlerësojë votat e hedhura gabim, kur dihet se në Tiranë votohet në 4 kuti, përkatësisht për kryetarin e bashkisë së madhe, për kryetarët e 11 minibashkie, këshillin bashkiak dhe këshillat e minibashkive. KQZ-së pritet të vlerësoj sot votat e 8 kutive të fundit.

Më 14 maj, kur dhe përfundoi numërimi i kutive për kryetar bashkie në 11 minibashki, Rama kryesonte me 10 vota, por me vlerësimin e fletëve të hedhura gabim ky rezultat është përmbysur.

Një vendim i tillë kundërshtohet me forcë nga opozita, që vazhdon të protestojë prej ditësh në mjediset e jashtme të KQZ-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat