Jeta Seitaj rikonfirmohet si kryetare e minibashkisë 5

Shqipëria

Jeta Seitaj rikonfirmohet si kryetare e minibashkisë 5

Më: 22 maj 2011 Në ora: 16:41

Jeta Seitaj është rikonformuar si kryetare e minibashkisë numër 5 në kryeqytet. Kandidatja e Partisë Socialiste (PS) ka fituar me një numër të konsiderueshëm votash përballë rivales së saj Erisa Xhixho, e cila garonte në zgjedhjet lokale të 8 majit nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Procesi i numërimit të votave për njësinë bashkiake numër 5 në kryeqytet nisi pas të gjitha njësive të tjera, për shkak të vonesës së përfundimit të numërimit për votat e hedhura për kryetarin e bashkisë.

Njësia 5 ka qenë një nga zonat më të nxehta në numërimin e votave që vuri në rolin e vëzhguesit dhe ambasadorët më të rëndëishëm në vendin tonë.

Vetë kandidatja Jeta Seitaj, e cila ishte në garë për një mandat të dytë në krye të minibashkisë 5 ka ndjekur hap pas hapi numërimin e votave fillimisht për kryetarin e bashkisë e më tej për njësinë bashkiake.

Nga ana tjetër edhe Erisa Xhixho e LSI-së ka vëzhguar nga afër procesin e numërimit të votave që në fund në garën mes dy femrave nxori fituese kandidaten propozuara nga PS-ja, Jeta Seitaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat