Në qershor nis shpimi i puseve të reja të naftës në Shqipëri

Shqipëria

Në qershor nis shpimi i puseve të reja të naftës në Shqipëri

Më: 21 maj 2012 Në ora: 16:47

Një nga kompanitë më të njohura ndërkombëtare që operon në fushën e kërkimit të naftës Petromanas në bashkëpunim me SHELL, garanton se janë marrë të gjitha masat për të siguruar punonjësit dhe ambientin në rastin e zhvillimit të investimeve në zonat e reja, ku pritet të shpohen puse të naftës. Bëhet fjalë për nisjen e një operacioni të kërkimit të naftës në zona të reja: në Berat dhe nën zonën mes Shkodrës e Lezhës.
Në një takim të komitetit përbërës të këtyre kërkimeve dhe e përfaqësuar nga drejtori i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Besian Pesha u deklarua se shpimi i puseve të para do të nisë së shpejti, konkretisht në qershor.
Investimi në total i kompanisë së huaj për këtë vit arrin në 83 milionë dollarë.

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka nisur një audit aktiv në kompanitë që operojnë në fushën e naftës, lidhur me bilancet e tyre si dhe pagesat e kryera për tatim-fitimin. Një kontroll i tillë nisi pas informacioneve paraprake se kompanitë paguajnë vlera të ulëta për sa i përket tatim fitimit në krahasim me xhiron e tyre.
Sipas zotit Pesha, kompanitë që operojnë në sektorin minerar po reflektojnë një sjellë më të disiplinuar kundrejt mjedisit dhe pagesave dhe kjo falë ligjit të ri të minierave që hyri në fuqi një vit më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat