Gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore

Shqipëria

Gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore

Më: 9 korrik 2012 Në ora: 22:39

Një sasi e konsiderueshme predhash të vjetra, të cilat sipas ekspertëve i përkasin kohës së Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur gjatë punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan, në afërsi të komunës Bërzhitë.

Mëngjesin e së hënës, mjetet që po punojnë për gërmimin e tokës, ku pritet të kalojë autostrada Tiranë - Elbasan, kanë zbuluar edhe predhat e vjetra, ka transmetuar TCH.

Policia ka rrethuar zonën, në pritje të ekspertëve ushtarakë të cilët do të bëjnë edhe shkatërrimin e predhave.

Ata mendojnë se rreziku është minimal duke patur parasysh faktin që predhat nuk mund të shpërthejnë, ndërsa janë shumë larg nga zonat e banuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat