Themelohet shoqata “Korridori i Shqiptarëve”

Shqipëria

Themelohet shoqata “Korridori i Shqiptarëve”

Më: 27 dhjetor 2008 Në ora: 00:59

Komisioni Nismtar i Shoqatës “Korridori i Shqiptarëve”, me drejtim të veprimtarisë së saj, Rrugën Durrës-Prishtinë, njofton se më 26 janar 2009 do të mbajnë Kuvendin e saj të parë në Tiranë me pjesmarrës inxhinerë, juristë, politikanë, gazetarë, historianë, etj. nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga Diaspora Shqiptare në botë. Në këtë kuvend do të ketë kumtime, përshendetje, diskutime, do të ndahen mirënjohje dhe do të dilet me një Prememorie për Rrugën Durrës-Prishtinë. Shoqata, në muajin janar, do të botojë me tematikë për Rrugën Durrës-Prishtinë, librin e Rexhep Shahut “Rruga e jetës sime” dhe të Ramiz Lushajt “Kryqëzata mbi Rrugën Durrës-Prishtinë” si dhe do të fillojnë botimin e gazetës së përmuajshme “Korridori i Shqiptarëve”. Shoqata po i ngre degët e saj në të gjitha rrethet ku shtrihet autostrada Durrës-Prishtinë dhe në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë dhe mbetet e hapur për të gjithë projektuesit, ndërtuesit, kontribuesit e miqtë e kësaj rruge-kryevepër e shekullit shqiptar, një nga mrekullitë e tokës, historisë e jetës shqiptare në breza./Ramiz Lushaj

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat