Qeveria në plan një “Durrës-Kukës” për jugun

Shqipëria

Qeveria në plan një “Durrës-Kukës” për jugun

Më: 29 dhjetor 2008 Në ora: 15:11

Pas autostradës Durrës-Kukës-Morinë që ende s’ka përfunduar, qeveria shqiptare shpall një tjetër projekt të ngjashëm me atë në veri, por këtë radhë për jugun e vendit.

Në mbledhjen e rradhës të Komitetit të politikave të strategjisë, kryeministri Sali Berisha ka shpallur tenderin për një projekt gjigant në jug të vendit. Berisha tha se qeveria do ti kushtojë vëmendje të vecantë jugut duke ndërtuar një aks shumë të rëndësishëm rrugor. Bëhet fjalë për aksin Tiranë-Berat-Tepelenë, për të cilin kryeministri ka thënë se do të zëvendësojë aksin Durrës-Morinë. Berisha ka siguruar se qeveria ka në dorë paratë e duhura për të financuar vetë këtë projekt. Ndërkaq Kryeministri i është drejtuar Ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi për të filluar menjëherë punën për hapjen e këtij tenderi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat