Vlora do të jetë zonë e lirë ekonomike me port

Ekonomi

Vlora do të jetë zonë e lirë ekonomike me port

Më: 17 gusht 2009 Në ora: 21:19

TIRANË, 17 gusht- Në qytetin e njohur bregdetar shqiptar, Vlorë, do të formohet zonë e lirë ekonomike, e cila do të funksionojë si një komponent i integruar me portin e ri, i cili do të ndërtohet.

Vendimin për këtë e solli Qeveria e kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, tani, krahas parkut industrial dhe atij energjetik, Vlora do të jetë tërësisht e kahëzuar drejt interesit të biznesit privat, i cili në të vërtetë ishte edhe iniciator për këto projekte.

Interes më të madh për ndërtimin e portit tregoi kompania "Zumaxh", e cila në tenderin ndërkombëtar i përmbushi kriteret e parapara. Ndërmarrja e njëjtë është e interesuar edhe për zonën e lirë ekonomike, për të cilën gjithashtu do të shpallet tender ndërkombëtar.

"Pa marrë parasysh se kush do ta fitojë të drejtën e menaxhimit dhe zhvillimit të zonës së lirë, ai do të jetë i obliguar të funksionojë si jjë komponentë e integruar me portin", pohon Berisha.

Duke e vlerësuar portin e ri në VLorë, si projekt të madh infrastrukturor në Shqipëri, kryeministri Berisha deklaroi se "ky projekt-gjigant parasheh investim prej rreth dy miliardë eurove dhe ndërtim të një nga portet më të mëdha në Mesdhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat