Studimet part-time, gati 800 kuota shtese

Shqipëria

Studimet part-time, gati 800 kuota shtese

Më: 10 janar 2009 Në ora: 10:45

Studimet part-time, gati 800 kuota shtese

Kuotave te studimeve me kohe te pjesshme ne universitetet publike shqiptare do t‘u shtohen edhe 800 vende te tjera per te gjithe te interesuarit. Kjo pritet te firmoset shume shpejt nga ana e ministrise se Arsimit dhe Shkences, permes nje vendimi te posacem.

Nje gje e tille konfirmohet nga perfaqesues te kesaj ministrie, sipas te cileve, kjo do te plotesoje edhe kerkesat e bera nga Universiteti i Tiranes dhe ai Bujqesor.

Ne krye te listes per permbushjen e kerkesave ka qene Universiteti i Tiranes, te cilit i eshte akorduar 1/3-ta e totalit, ose 280 kuota. Gjithashtu behet e ditur se prioritet u eshte dhene aplikanteve, qe kryejne programe, ose fakultet te dyte studimi.

Kriteri baze per aplikantet qe e kane fakultet te pare u vendos te ishte mesatarja e diplomes se shkolles se mesme. Ndersa per aplikantet qe e kane nje diplome fakulteti dhe duan te studiojne ne nje tjeter dege part-time, si kriter baze perveç mesatares se te mesmes u percaktua edhe dega e tyre e pare.

Me i shtrenjti nder studimet part-time eshte frekuentimi i Drejtesise. Studimet ne degen e Juridikut part-time ne Universitetin e Tiranes kushtojne 93 600 leke ne vit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat