Tërmeti, banorët e Shupenzës kalojnë natën jashtë

Shqipëria

Tërmeti, banorët e Shupenzës kalojnë natën jashtë

Më: 8 shtator 2009 Në ora: 11:34

Dibër - Banorët e Komunës së Shupenzës janë detyruar ta kalojnë natën e mbrëmshme jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera sizmike.

Në këtë komunë asnjë shtëpi nuk ka mbetur pa u dëmtuar sadopak, ndërkohë që autoritetet vendore presin ndihmën e qeverisë. Drejtoria e Emergjencave civile pritet të marrë sot situatën në dorë, ndërkohë që ndryshimi i temperaturave ka përkeqësuar kushtet e banorëve.

Fshati Gjoricë i qarkut të Dibrës është më i dëmtuari nga tërmeti që goditi këtë zonë para dy netësh. 166 shtëpi të pabanueshme, 3 shkolla të dëmtuara dhe një qendër e dëmtuar është bilanci i dëmeve materiale të regjistruara në këtë fshat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat