Lohan: Debati brenda Parlamentit

Shqipëria

Lohan: Debati brenda Parlamentit

Më: 9 shtator 2009 Në ora: 13:06

Tiranë – Ambasadori i Këshillit të Evropës i akredituar në Tiranë Helmut Lohan duke folur për bojkotin e Partisë Socialiste, theksoi se debati duhet të bëhet brenda Parlamentit.

“Debati duhet të zhvillohet brenda Parlamentit dhe jo jashtë tij. Të gjithë e dinë mendimin e KE-së për zgjedhjet”, tha Lohan për gazetarët nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, ku ishte i pranishëm në përurimin e zgjerimit të terminalit të këtij aeroporti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat