Shqipëria me Berishën më afër BE-së

Shqipëria

Shqipëria me Berishën më afër BE-së

Nga: Bota sot, Tiranë Më: 16 shtator 2009 Në ora: 13:55

Deklaratat e presidencës suedeze dhe komisonerit Rehn se vendi pas këtyre zgjedhjeve është në një pozitë më të mirë për sa i përket perspektivës evropiane, janë konfirmim i përgjegjshmërisë me të cilën qeveria shqiptare ka zbatuar dhe do të zbatojë të gjitha detyrimet që afrojnë vendin më shumë me Bashkimin Evropian. - Pas raportit të publikuar nga misioni i OSBE – ODIHR-it, në të cilin theksohet se këto zgjedhje kanë shënuar progres krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe, se nuk kishte prova për manipulim rezultati, apo për numërim të parregullt, vijnë dhe deklaratat e përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët gjithashtu konfirmojnë se Shqipëria është sot më afër BE-së. Jam këtu për të përshëndetur deklaratën e djeshme të presidencës së Bashkimit Evropian, dhënë nga ministri i jashtëm suedez Karl Bild dhe deklaratën e komisionerit evropian për zgjerimin Olli Rehn, të cilët kanë vërtetuar edhe një herë me deklaratën e tyre se Shqipëria e ka kaluar suksesshëm testin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Deklaratat e presidencës suedeze dhe komisonerit Rehn se vendi pas këtyre zgjedhjeve është në një pozitë më të mirë për sa i përket perspektivës evropiane, janë konfirmim i përgjegjshmërisë me të cilën qeveria shqiptare ka zbatuar dhe do të zbatojë të gjitha detyrimet që afrojnë vendin më shumë me Bashkimin Evropian.

Pas raportit të publikuar nga misioni i OSBE – ODIHR-it, në të cilin theksohet se këto zgjedhje kanë shënuar progres krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe, se nuk kishte prova për manipulim rezultati, apo për numërim të parregullt, vijnë dhe deklaratat e përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët gjithashtu konfirmojnë se Shqipëria është sot më afër BE-së.

Duke iu referuar edhe një herë raportit të OSBE/ODIHR-it që deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri kanë shënuar progres qenësor në lidhje me regjistrimin e zgjedhësve, procesin e identifikimit të tyre, votimin, numërimin dhe shqyrtimin e ankesave; një raport ky që është i ngjashëm me raportet e vendeve të tjera në rajon e Evropë; një vlerësim ky i merituar për qytetarët shqiptarë që dhanë verdiktin për të ardhmen e tyre në 28 qershor, dua t’i bëj edhe një herë thirrje opozitës të mos e nëpërkëmbin me bojkote të pamoralshme procesin më të rëndësishëm, atë të Shqipërisë evropiane. Ftoj opozitën e Ramës që t’i lexojë këto mesazhe vlerësuese për zgjedhjet e 28 qershorit me syrin dhe paanësinë e partnerëve të Shqipërisë në Evropë.E ftoj opozitën e Ramës që të vijë në parlament e të dëshmojë se plotësimi i detyrimeve për të qenë sa më shpejt në Bashkimit Evropian, është detyrimi politik e qytetar i gjithkujt që ka kërkuar dhe ka marrë votën e shqiptarëve në 28 qershor për të realizuar sa më parë ëndrrën e përbashkët evropiane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat