Rasmussen: Roli i Shqipërisë do të rritet në Afganistan

Shqipëria

Rasmussen: Roli i Shqipërisë do të rritet në Afganistan

Më: 7 tetor 2009 Në ora: 17:22

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka dërguar një letër urimi ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me rastin e emërimit të tij. “Dëshiroj t’ju përgëzoj për emërimin tuaj në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Shqipëria ka kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe në operacionet e NATO-s, që para anëtarësimit të saj të plotë në Aleancë, kontribut që është dëshmi e qartë e zgjedhjes së rëndësishme të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e komunitetit të kombeve demokratike të zonës së Atlantikut të Veriut në përpjekjet e tij për siguri”, shkruan Rasmussen në telegramin e tij. Ai shpreh bindjen se përkushtimi i Shqipërisë do të vijë vetëm duke u forcuar, “sidomos tani që Aleanca mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj Afganistanit, dhe ndërsa në të njëjtën kohë po kalon nëpër një transformim të rëndësishëm”.

“Kjo punë përfshin edhe zhvillimin e një Koncepti Strategjik të ri deri në Samitin e ardhshëm të NATO-s në vjeshtën e vitit 2010. Ky proces do të jetë një proces përfshirës politikëbërjeje që do të përfshijë të gjithë aleatët, dhe jam i sigurt se Shqipëria do të marrë pjesë në detyrimet e caktuara”, thuhet në tej në telegram.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, i ka uruar mirëseardhjen Metës, gjatë takimit të ardhshëm të Ministrave të Punëve të Jashtëm të NATO-s.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat