Shqipëri: Trupa shtesë në Afganistan

Shqipëria

Shqipëri: Trupa shtesë në Afganistan

Më: 2 dhjetor 2009 Në ora: 17:49

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se e përshëndet vendimin e presidentit Obama, për dërgimin e më tepër trupave në Afganistan.

Zoti Berisha tha se edhe Shqipëria do të dërgoj trupa të reja në këtë vend.

“Qeveria shqiptare si vend anëtar i NATO-s, mik dhe aleat i SHBA, por dhe mik i kombit afgan, vendosi t’i përgjigjet kësaj nisme të presidentit Obama me një shtim të ri të forcave tona në Afganistan duke i dërguar përveç dy kompanive që veprojnë, edhe 85 trupa shtesë”, tha sot në Tiranë, Sali Berisha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat