Përmbytjet në Shkodër, OKB ofron 270 mijë $ ndihmë

Shqipëria

Përmbytjet në Shkodër, OKB ofron 270 mijë $ ndihmë

Më: 11 janar 2010 Në ora: 12:25

SHKODER - Rrethi i Shkodrës, lë pas ditën e 10 të përmbytjeve. Lumi Buna vazhdon të jetë i fryrë, dhe niveli i ujit në lagjet periferike të qytetit shkon deri në 1 metër. Komuna e Velipojës është e izoluar nga uji. Vazhdon shpërndarja e ndihmave me helikopter në Velipojë, Bushat e Dajc

Ora 11:30-Përmbytjet në Shkodër, OKB fond ndihmë për të dëmtuarit

OKB vendos të ndihmoje zonat e pëmbytura me një fond prej 270 mijë dollarë. Në një njoftim për shtyp të zyrës së Kombeve të Bashkuara thuhet se kjo organizate është shumë e shqetësuar për popullatën e prekur. Gulden Turkoz-Cosslett, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka deklaruar se : “Kemi parë frymën e solidaritetit me të cilën qeveria dhe institucione të tjera po i përgjigjen kësaj situate, përfshi mbështetjen e dhënë në kohë nga komuniteti ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara i bashkohen përpjekjes mbarëkombëtare për të tejkaluar këtë kohë të vështirë.

Pas konsultimeve të ngushta me qeverinë dhe anëtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë vendosur të kontribuojnë 270,000 dollarë në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë për t’iu përgjigjur kësaj emergjence.

Ky kontribut do të jetë i disponueshëm në formën e parave cash si grant emergjent, për familjet e prekura nga përmbytjet si dhe do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të koordinuar operacionet e emergjencës në ditët dhe javët në vijim.

Veç kësaj, një anëtar i ekipit të Kombeve të Bashkuara për Vlerësimin dhe Koordinimin e Katastrofave ka mbërritur në Tiranë si pjesë e misionit të BE-së për Monitorim dhe Informim, në mbështetje të nevojave urgjente të qeverisë për koordinim dhe vlerësim. Një ekspert i dytë, anëtar i UNDAC, do të jetë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme për një periudhë tre javore, për të lehtësuar koordinimin kombëtar të asistencës ndërkombëtare prane Departamentit të Emergjencave Civile

Ndërkohë në vend po bëhet gjithmonë dhe me prezente prania e të huajve. Struktura ushtarake grekë janë aktivizuar dje në largimin e ujërave me pompa pranë stacionit të pompave neë Dracin.

Nderkohë qe te tjera struktura te ardhura nga Maqedonia,Sllovenia,Greqia dhe Italia jane akomoduar prane repartit te Vaut te Dejes ku po iu pergjigjen detyrave nga zyra operacionale. Nga Italia kane mberritur dy helikoptere emergjencash te cilet mund te transportojne deri ne 30 persona dhe do ndihmojne gjithashtu ne shperndarjen e ndihmave nga ajri. Gjate dites se djeshme kane qene te pranishem ne zone edhe atasheu ushtarak amerikan dhe drejtoresha e USAID te cilat u inofmruan per situaten ne rajonin e njesive vendore te permbytura.

Ora 10. 28 Fryret Buna, ndalohet qarkullimi i mjeteve te vogla drejt Shirokes

Lumi Buna vazhdon të jetë i fryrë dhe uji ka vërshuar në hyrje të Shkodrës, në lagjen Xhabije dhe lagjet periferike të Kirasit, Ajasëm.

Në Hyrje të Shkodrës, aty ku ndodhet dhe ura e Bunës, uji vazhdon të jetë prezent në të dy anët e urës. Si nga ana e Shkodrës, ashtu dhe ana tjetër e urës që të con për në Shirokë e Zogaj.

Për të hipur në urë, makinat kalojnë më parë një pellg të madh me ujë, ndërsa lumi është fryrë aq sa niveli i tij ka arritur gati rrafsh me urën.

Shëtitorja përballë lumit Buna vazhdon të jetë e përmbytur, dhe uji ka vërshuar deri në lagjen Xhabije.

Përtej urës së Bunës, policia vendosi ndalimin e qarkullimit të mjeteve të vogla në drejtim të Shirokës dhe Zogajt pasi uji ka vërshuar në aks, dhe për mjetet e vogla ka rrezik tu shuhen motorat.

Nga një informacion i gazetarëve të NEËS24 të dhënë rreth orës 10.00 situatë problematike është në komunën e Velipojës, ku nuk mund të hyhet as me mjete ushtarake. Forcat e ushtrisë kanë angazhuar helikopterë për shpërndarjen e ndihmave në këtë komunë.

Ndërkohë shpërndarja e ndihmave ka vazhduar dhe në komunat Dajc, kryesisht në fshatrat Shirgj, Daragjat, e Obot.

Ora 08:20 Shkoder, rritet niveli i ujit ne Velipoje, dhe Bushat

Gazetarët e NEWS24 informojnë sot në mëngjes se në komunën e Bushatit dhe të Velipojës është rritur niveli i ujit. Nga një informacion i Ministrisë së Brendshme, të dhënë dje në këto dy komuna janë mbi 3700 ha tokë të përmbytura dhe mbi 200 banesa nën ujë.

Forcat e ushtrisë kanë vazhduar evakuimin e banorëve si dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore për kryefamiljarët të cilët refuzojnë të lënë gjënë e gjallë dhe banesat dhe të largohen.

Banorët, të cilët kanë vendosur që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre i realizojnë nevojat e përditshme nëpërmjet lëvizjes me lundra e varka

Reshjet kanë shtuar dhe fryrjen e lumit Buna, i cili vetëm gjatë ditës së djeshme u rrit me 6 cm. Fryrja e lumit Buna gjatë ditës së djehsme solli dhe përmbytje të lagjeve periferike, Kiras, Ajasëm, Livadhe, ndërsa hyrja e Shkodrës, dhe zona përballë Urës së Bunës vazhdon të mbetet e përmbytur. Pavarëist kësaj lëvizja e makinave në urën e Bunës, që lidh Shkodrën me Muricanin e Shirokën vazhdon normalisht. Lagjja Bahcallëk vazhdon të mbetet e përmbytur.

Sipas statistikave të publikuara mbrëmë në orën 18.00 nga Ministria e Brendshme Komuna Dajc renditet ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave. Rreth 2000 hektarë toke janë të permbytur plotësisht dhe 1187 shtëpi janë prekur vetëm në Dajc.

Në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur në total 250 ha tokë, 330 shtëpi dhe 586 persona janë evakuuar.

Sipas të dhënave zyrtare në total në gjithë qarkun e Shkodrës janë përmbytur 10.400 hektarë tokë, 4780 janë evakuuar dhe 2489 shtëpi janë përfshirë nga uji. (bw)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat