Ndalojnë reshjet, përmirësim gradual i situatës pas përmbytjeve

Shqipëria

Ndalojnë reshjet, përmirësim gradual i situatës pas përmbytjeve

Më: 15 janar 2010 Në ora: 13:22

Edhe të premten në këtë rajon vijon të jetë një mot i kthjellët dhe me diell, gjë që ka ndikuar dhe në rënien e nivelit të ujrave në rajonet e përmbytura.

Sipas të dhënave zyrtare, sipërfaqja e përmbytur në rrethin e Shkodrës është 9340 ha ose rreth 2000 ha më pak se 24 orë më parë.

Po sipas këtyre të dhënave numri i personave të evakuar është 5173 dhe numri i shtëpive të përmbytura 2169.

Nga rënia e ujrave janë mundësuar dhe lidhjet me rrugën automobilistike të disa fshatrave periferikë të Shkodrës, por ende mbetet i pamundur përshkrimi me makina i rrugëve që të çojnë në Velipojë, fshatrat përreth dhe në Shirokë. Uji ka lëshuar dhe rrugët në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Vazhdon ndërkohë furnizimi me ushqime për banorët e izoluar, të cilët kërkojnë dhe fillimin e punës për evidentimin e dëmeve të shkaktuara dhe kompensimin sa më parë nga ana e shtetit.

Përmirësimi gradual i situatës ka bërë që dhe mësimi në disa prej shkollave të mbyllura të rinisin proçesin mësimor.

Edhe furnizmi me drita dhe ujë të pijshëm ka qenë normal me përjashtime të vogla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat