Të hënën Kuvendi i Shqipërisë mban seancë të jashtëzakonshme

Shqipëria

Të hënën Kuvendi i Shqipërisë mban seancë të jashtëzakonshme

Më: 15 janar 2010 Në ora: 23:29

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakoshme që lidhet me situatën e emergjencës të krijuar në zonën e nën Shkodrës.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka derguar një letër, secilit prej deputetëve socialistë ku i kërkon pjesmëarrjen në seancë si detyrim sa kushtetues, aq dhe moral për situatën e krijuar nga përmbytjet.

Ndërkohë, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha se të dielën forca politike që ai drejton do të paraqesë prova që vertetojnë sipas tij, fajësinë e qeverisë dhe KESH në përmbytjen e mijëra shtëpive.

Rama tha se PS nuk ka hequr dorë nga kërkesa për hapjen e kutive të 28 qershorit dhe bojkoti i Kuvendit, dhe shtoi se përmbytjet vetëm sa e shtynë në kohë agjendën e kësaj force politike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat