Topalli: Qeveria ka gati projekte të mëdha për zonat e përmbytura

Shqipëria

Topalli: Qeveria ka gati projekte të mëdha për zonat e përmbytura

Më: 17 janar 2010 Në ora: 17:52

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli inspekton zonën e përmbytur në Dajç. Banorët: “Qeveria u ngrit në këmbë për të na ndihmuar”

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka inspektuar të dielën zonën e përmbytur të Dajçit në Shkodër.

Në takimin e saj me banorët, Topalli pohoi se qeveria ka projekte të mëdha për zonat e përmbytura. Pas furisë së egër të ujërave prej disa ditësh me radhë, kryeparlamentarja garantoi banorët për përkushtim maksimal nga ana e shtetit. Ajo u shprehu banorëve garanci të plotë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Kryetarja e Kuvendit ka çuar në Dajç ndihma të ndryshme dhe pajisje shtëpiake.

Ndërkohë që sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, banorët kanë vlerësuar ndihmën dhënë nga qeveria për përmirësimin e situatës, duke u shprehur se “qeveria u ngrit në këmbë për të na ndihmuar”.

Më tej, Kryetarja e Kuvendit duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për seancën e nesërme në Kuvend për situatën në Shkodër tha: “Kjo senacë ishte ftesë e sinqertë në bazë të kërkesës së deputetëve të opozitës, për seancë të jashtëzakonshme për Shkodrën. Ne do të bëjmë nesër një seancë të posaçme për situatën në Shkodër dhe për atë çfarë do të bëjmë në ditët dhe në muajt e ardhshme në termat e investimeve , në termat e rishikimit të projekteve sipas linjave dhe ministrive të caktuara, ku ministria e bujqësisë, ministria e transportit dhe ministri të tjera do të kenë një rol të jashtëzakonshëm në zbatimin e projekteve në të ardhmen. Kjo është detyra jonë dhe ky është premtimi i qeverisë dhe i deputëteve të Shkodrës”, tha Topalli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat