Kuvendi, të hënën seancë të jashtëzakonshme për Shkodrën

Shqipëria

Kuvendi, të hënën seancë të jashtëzakonshme për Shkodrën

Më: 17 janar 2010 Në ora: 19:49

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka plotësuar kërkesën e dy deputetëve të Partise Socialiste Ilir Beqja dhe Eglantina Gjermeni, të cilët u shprehën të gatshëm të hyjnë në Kuvend në një seancë të jashtëzakonshme për emergjencën në Shkodër. Ne mbledhjen e konferencës së kryetareve, Topalli u tregua e gatshme për një seancë parlamentare të hënën, megjithëse kreu i Partisë Socialiste Edi Rama mohoi hyrjen në Kuvend në një rast të tillë.

“Një ndryshim në draft kalendarin që ishte përgatitur nga byroja juridike në plotësim të kërkesës së deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan që ditën e hënë të jetë një seancë e jashtëzakonshme për qarkun e Shkodrës. Ju kërkoj të më mbështesni në plotësimin e kërkesës së deputetëve të opozitës për të modifikuar kalendarin, për të mos e bërë seancën ditën e enjte siç ishte menduar, por për të bërë seancë plenare ditën e hënë”, tha Topalli.

Një ditë më parë kryetarja e Kuvendit i ftoi deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend para fillimit të marsit, ditë në të cilat tha ajo mandati i 64 deputetëve rrezikon të digjet. Seanca e të hënës do të ketë në qendër të vëmendjes diskutimet për përmbytjet në zonën e NënShkodrës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat