Kuvendi i Shqipërisë për përmbytjet

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë për përmbytjet

Më: 19 janar 2010 Në ora: 12:00

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e jashtëzakonshme për përmbytjet në veri të vendit, ka miratuar një rezolutë për "Përmbytjen në qarkun e Shkodrës. Sipas kësaj rezolute, Kuvendi i kërkon qeverisë që të ndërhyjë me kapacitete njerëzore dhe financiare në situatën e krijuar në Shkodër.

Gjithashtu, i kërkohet qeverisë që të bëjë vlerësim real në llogaritjen e dëmeve, me transparencë në zonat e prekura, duke mundësuar edhe dëmshpërblimin me transparencë të plotë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat