Basha tha se filloi vlerësimi i dëmeve nga përmbytjet

Shqipëria

Basha tha se filloi vlerësimi i dëmeve nga përmbytjet

Më: 22 janar 2010 Në ora: 19:22

"Komisionet e dëmshpërblimeve do të nisin punën nga nesër, për të vlerësuar dëmet shtëpi më shtëpi”, tha Lulzim Basha, ministër i brendshëm i Shqipërisë. Deklarata u bë pas takimit ndërministror për përmbytjet, të mbajtur në Shkodër.

Basha kërkoi nga banorët të mos përdorin ujin e çezmës deri në dezinfektimin e plotë të zonës.

Sipërfaqja e tokave që gjenden nën ujë si pasojë e përmbytjeve po zvogëlohet dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

Qarqet e Shkodrës dhe Lezhës u përballën gjatë javëve të fundit me përmbytjet më të rënda për dekada të tëra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat