Meta: Për Kosovën, pozicione krejtësisht të kundërta

Shqipëria

Meta: Për Kosovën, pozicione krejtësisht të kundërta

Më: 12 mars 2010 Në ora: 08:19

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, tha në Beograd, se për çështjen e Kosovës, qeveritë e Shqipërisë dhe të Serbisë kanë pozicione krejtësisht të kundërta.“Për çështjen e Kosovës, dy qeveritë tona kanë pozicione krejtësisht të kundërta. Por, nga ana tjetër, ne u pajtuam që e ardhmja e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian, duke mos e lënë askend prapa”, tha Ilir Meta, mbrëmë në Beograd, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq.Jeremiq theksoi se dallimi për Kosovën, “nuk është zvogëluar me këto bisedime” por, sipas tij, nga ky takim ka dalë një gjë shumë pozitive e kjo është që të bëjmë përpjekje që ky dallim të izolohet në mënyrë që ajo të mos i ngarkoj raportet tona në fushat e tjera”.Gjatë qëndirmit të tij në Beogard, Ilir Meta u takua me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, me ministrin e brendshëm, Ivica Daçiq dhe me nënkryetarin e qeverisë, Bozhidar Gjeliq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat