Shqipëri:Rriten pagat e komandove jashtë vendit

Shqipëria

Shqipëri:Rriten pagat e komandove jashtë vendit

Më: 24 mars 2010 Në ora: 17:43

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka vendosur që pagesat ditore për ushtarët me misione paqeruajtëse të jetë 85 dollarë, nga 60 dollarë që ishte gjerë më tani,njofton Start.Duket se ankesat e komandove në Afganistan,kanë gjetur zgjidhje,jo për ta por për kolegët e tyre.Vendimi ka ardhur pas ankesës me shkrim të 80 komandove në Herat dhe Shina të Afganistanit,drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes.Ata shprehnin kundërshtimin e tyre, pasi përveç pagës 60 dollarë, iu mbaheshin edhe 6 dollarë të tjerë nga tatimi mbi pagën.Kjo shkaktoi edhe largimin nga puna të 28 nënoficerëve si dhe uljen në gradë të disa gjeneralëve.Dikasteri i mbrojtjes e motivoi vendimin për thyerje të dinjitetit të ushtarakut.Megjithatë, misionet tjera të vendit tonë, si në Çad, Irak, Afganistan, Bosnjë Hercegovina si dhe në Oseti të Gjeorgjisë do të përfitojnë nga vendimi i marrë së fundi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat