Shqipëria heq vizat me Serbinë

Shqipëria

Shqipëria heq vizat me Serbinë

Më: 13 prill 2010 Në ora: 14:28

Qeveria miratoi sot një shtesë në vendim “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave dhe të dokumentacionit për hyrjen qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”.

Me anë të këtij vendimi, Ministria e Punëve të Jashtme propozon liberalizimin e regjimit të vizave të qëndrimit afatshkurtër për shtetasit e Serbisë. Kjo masë do të lehtësojë lëvizjen edhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të gjithë shtetasve serbë me kombësi shqiptare, të cilët për shkak të regjimit të vizave, që të hyjnë në Shqipëri u duhet të marrin vizë në ambasadën shqiptare në Beograd.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat