Skema korruptive e Erion Veliajt

Shqipëria

Skema korruptive e Erion Veliajt

Më: 25 prill 2010 Në ora: 12:45

Të ardhurat personale të Erion Veliajt të siguruara nga pagesat pranë MJAFT-ëve, duke pasur parasysh që ka blerë dy apartamente.

Sigurimet shoqërorë të mospaguara nga të ardhurat personale të Erion Veliajt, nga 6 MJAFT-ët e Veliajt & Co, të cilat kanë pasur donacione nga 34 donatorë ku vetëm njëri projekt ka vlerën e 1.020.000 eurove.

BYL-A,

Shoqata Kombëtare e Debatit,

Fondacioni MJAFT,

Shoqata Fshati Urban,

Qendra Lëvizja MJAFT,

Shoqata G99

Evazion fiskal të bizneseve të Veliaj & Co:

C&PR Production, i regjistruar në Gjykatë dhe më pas në QKR si biznes i vogël i Denis Behlulit.

Grafik Propaganda i drejtuar nga vëllai i Erionit Arbër Veliaj i paregjistruar në Gjykatë apo QKR që praktikisht do të thotë kryen veprimtari pa licencë.

Mozaik Sh.p.k. me administrator një nga njerëzit e financave të MJAFT dhe ekspert i financave të Fondacionit MJAFT Endrit Kromidhja.

Veprimtari financiare të paligjshme (të palicencuar apo të palegalizuar në shtet)

1) Dhënie të kredive për aktivist të MJAFT nëpërmjet Fondacionit të zhdukur MJAFT kur dihet se çdo dhënie kredish me përqindje nga një fondacion i palicencuar nga Banka e Shqipërisë ndëshkohet me ligj penal.

2) Ushtrim të aktivitetit ekonomik nga Grafik Propaganda i drejtuar nga vëllai i Erionit Arbër Veliaj, i paregjistruar në Gjykatë apo QKR, që praktikisht do të thotë kryen veprimtari të paligjshme ekonomike.

3) Mbështetje të aktiviteteve ekonomike të paregjistruara në Gjykatë nëpërmjet mbështetjes kredituese të bizneseve të aktivistëve të MJAFT.

Zhdukje të 300.000 eurove donacion për kreditimin e biznesit rinor shqiptar

1) Zhdukje e Donacionit të dhënë nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), Youth Business International (YBI), njësi e The Prince of Wales International Business Leaders Forum me qendër në UK, e cila ka sjellë përjashtimin DE FACTO të rinisë shqiptare nga ndihma ekonomike ndërkombëtare në fushën e vetëpunësimit rinor, ndërsa shtetit shqiptar një evazion të presupozuar fiskal prej mbi 150 mijë euro në total prej 5 vjetësh si pasojë e heqjes nga qarkullimi i grantit përkatës për kreditimin e bizneseve rinore.

2) Zhdukje të Fondacionit MJAFT nga qarkullimi për të zhdukur përgjegjësinë

Mosdeklarim të të ardhurave pranë Zyrave të Tatim Taksave

1 )Të ardhurave personale të Erion Veliajt;

2) Të ardhurave të 6 organizatave të MJAFT-ëve;

3)Të ardhurave të 3 biznesve:

C&PR Production

Grafik Propaganda

Mozaik sh.p.k.

Prishje të konkurrencës së rregullt në treg nga avantazhet e mospagimit të taksave nga bizneset e Veliajt & Co

1)Mungesë të kontributeve financiare në shtet të kompanive të tjera që do të përfitonin këtë numër të ri klientësh që kontraktuan bizneset e Grupit të Veliajt & Co:

2) Grafik Propaganda, e cila ka përfituar një numër të madh klientësh të cilët normalisht do t'i kishin kontraktuar biznese të tjera, të cilat do të shtonin kështu përfitimet, por dhe do të paguanin taksat;

3) C&PR Production, e cila ka përfituar një numër të madh klientësh, të cilët normalisht do t'i kishin kontraktuar biznese të tjera, të cilat do të shtonin kështu përfitimet, por dhe do të paguanin taksat, duke mos harruar që është regjistruar si biznes i vogël pranë Gjykatës Tiranë dhe më pas në QKR, çka pretendon se nuk e kalon xhiron prej 8 milionë lekësh në vit dhe që prezantohet në treg si kompani e fuqishme;

4) Mozaik sh.p.k., e cila ka ofruar një numër të madh produktesh në treg përfshi edhe tranfera financiare, duke i hequr të drejtën e këtij shërbimi kompanive të tjera, të cilat kanë fituar më pak dhe për këtë arsye kanë paguar më pak taksa në shtet

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat