Minoritarët grekë protestë kundër qeverisë

Shqipëria

Minoritarët grekë protestë kundër qeverisë

Më: 16 maj 2010 Në ora: 15:21

Disa dhjetëra banorë të minoritetit grek në Shqipëri kanë protestuar sot kundër gjobave të biznesit të vendosura nga ana e qeverisë. Protesta ka nisur paradite në fshatin Derviçan të rrethit të Gjirokastrës, ku minoritaret me automjete kane marshuar pergjate akseve kryesore te Gjirokastres.

Në protestë merrnin pjesë shume përfaqësues të biznesit nga minoriteti grek në Shqipëri. Protestuesit bllokuan disa minuta rrugën kryesore që të con në Gjirokastër. Me anë të kërkesave ata kanë kërkuar gjithashtu edhe vendosjen e linjës urbane, pas mbylljes së një linjë të trasnportit me autobusa që i conte ne Greqi.

PBDNJ, Dule: Gjobat po rrënojnë biznesin e minoritetit

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule theksoi për TVNews24 se “banorët e Dropullit me anë të kësaj proteste shprehen kundër vendimeve abusive nga autoritetet shtetërore ndaj biznesmenevë të minoritetit grek. Janë me dhjetra raste gjobash taksative të pasjutifikueshme që po cojnë drejt rrënimit këto biznese”.

Dule bën me dije se para pak ditësh një linjë e trasnportit të udhëtarëve me autobusa u mbyll dhe se minoritarët grekë në Shqipëri janë të shqetësuar për shërbimet e tyre publike.

Sipas Dules, qeveria dhe kryeministri nuk duhet të lodhen vetëm vetëm me fjalë se po bëjnë reforma me biznesin, pasi sic theksoi kreu I PBDNJ, “politikat ekonomike, qeverisë i kanë mbetur në copa letre”.

Kreu i PBDNJ shtoi se protesta me autkolonën e makinave të protestuesve do te marshojë gjatë ditës së sotme deri në Kakavijë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat