Buxheti shkurtohet me 25 përqind

Shqipëria

Buxheti shkurtohet me 25 përqind

Më: 13 korrik 2010 Në ora: 12:31

Zoti Bode tha se kështu mbahet nën kontroll borxhi publik, ndërsa nxitet mbrojtja financiare për sektorin privat.

Më parë, kryeministri i vendit Sali Berisha i quajti të dhimbshme shkurtimet buxhetore por ato, sipas tij, janë të domosdoshme për të mos lejuar rritje të mëtejshme të borxhit publik.

Qeveria synon ta ulë këtë borxh nga 59 përqind aktualisht në 54 përqind në 2013.

Edhe shefi i misionit të FMN-së në Shqipëri, Gervin Bell, përsëriti thirrjen për qeverinë për të marrë masa për uljen e nivelit të borxhit publik, duke e quajtur këtë një sfidë për ekonominë shqipëtare.

Por opozita i quan të vonuara dhe të gabuara masat e qeverisë për uljen e borxhit publik.

Ish-ministri i financave, deputeti socialist Arben Malaj thotë se ulja me 27 përqind e investimeve do të ketë pasoja negative në ekonomi në vitet në vazhdim.

Nënkryetarja e Komisionit ekonomi-financë, deputetja e PS-së, Mimi Kodheli, tha se përpara se të miratohen ndryshimet në buxhet duhet të dëgjohen edhe grupet e interesit dhe institucionet e pavarura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat