Tiranë: BE nis mbikëqyrjen për vizat

Shqipëria

Tiranë: BE nis mbikëqyrjen për vizat

Më: 13 korrik 2010 Në ora: 12:51

Ekspertët e Bashkimit Evropian nga sot kanë nisur kontrollin në terren për përmbushjen e disa prej kritereve për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë.

Kapacitetet e shtetit për zbatimin e ligjit, lufta kundër krimit e korrupsionit dhe sekuestrimi i pasurive të vëna në rrugë kriminale janë kushtet që ekspertët duhet të mbikëqyrin për të raportuar më pas në Bruksel.

Në shtator, zyrtarët evropianë do të hartojnë raportin ku do të vlerësohet nëse Shqipëria i përmbush ose jo kushtet për liberalizimin e vizave me vendet e zonës Shengen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat