Sot takimi Patoz-Ruçi

Shqipëria

Sot takimi Patoz-Ruçi

Më: 14 korrik 2010 Në ora: 10:35

Krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së do të takohen sot rreth orës 11:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku do të diskutojnë mbi modalitetet e ngritjes së një komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Kryeministri Sali Berisha dhe grupi parlamentar demokrat mandatuan Astrit Patozin si përfaqësues në bisedime me socialistët, për të parë mundësinë e zbatimit të Rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian.

Megjithëse të dyja palët e kanë përshëndetur këtë Rezolutë, sërish ajo lexohet në mënyra të ndryshme. Pika ku kërkohet hetimi i materialeve zgjedhore, nga socialistët interpretohet si mundësi për të hetuar edhe fletët e votimit. Për këtë pikë, kryeministri Sali Berisha shprehet se, para se të kryhet hetimi i fletëve të votimit, duhet marrë një vendim nga Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e Strasburgut.

Të dyja palët kanë rënë dakord që shumica dhe kryetari i komisionit hetimor t’i përkasë opozitës. Por, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi do të duhet të vendosin sot, nëse komisioni hetimor do të nisë punë me fletët e votimit të paprekura, apo pasi ato të jenë djegur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat