Në komisionet parlamentare vijojnë diskutimet për ndryshimin e buxhetit të vitit 2010

Shqipëria

Në komisionet parlamentare vijojnë diskutimet për ndryshimin e buxhetit të vitit 2010

Më: 14 korrik 2010 Në ora: 18:20

Në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u diskutuan sot ndryshimet në buxhetin e vitit 2010 për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve dhe Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës Nora Malaj dhe nëpunës të lartë të kësaj ministrie sqaruan për deputetët, zërat që do të preken nga shkurtimet në buxhet, të cilët do të përfshijnë dhe shpenzimet operative.

Nga MTKRS, përfaqësuesit e saj, bënë të ditur se shkurtimet në buxhet do të prekin fusha të ndryshme, por pa cënuar realizimin e prioriteteve dhe politikave në turizëm kulturë e art.

Drejtuesit e RTSH paraqitën për deputetët, prioritetet e shpenzimeve të buxhetit për këtë vit, investimet dhe projektet si dhe sqaruan zërat, ku do të shkurtohet buxheti.

Ndryshimet në buxhetin e vitit 2010 për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe për Ministrinë e Shëndetësisë u trajtuan sot dhe në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat