Ludford: Vizat, në dorën e vetë Shqipërisë

Shqipëria

Ludford: Vizat, në dorën e vetë Shqipërisë

Më: 15 korrik 2010 Në ora: 10:48

Raportuesja në komitetin e jashtëm, Sarah Ludford deklaroi për një nga televizionet e Tiranës, se liberalizimi i vizave do të varet tërësisht nga qeveria shqiptare.

“Duke supozuar se vendimi do të jetë pozitiv, ne mund të vijojmë me ngadalë procedurën në Parlamenti Evropian. Gjithcka mbetet tek Këshilli i 27 vendeve anëtare. Nëse vendimi shtyhet, do të ishte një cështje politike”, ka pohuar Ludford.

Ajo thekson se heqja e vizave është një përgjegjësi ekskluzive e qeverisë së Tiranës.

“Raporti do bëhet në shtator dhe nëse do jenë përmbushur reformat, do ketë raport pozitiv. Ndryshe qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes do lihen në baltë. Ne si eurodeputetë nuk mund të bëjmë reforma në vendin e tyre”, ka nënvizuar Ludford.

Baronesha kujton se vitin e kaluar vendimi nuk mund të merrej, pasi Shqipëria dhe Bosnja nuk kishin përmbushur kriteret. Progresi nga këto dy vende, sipas saj, u arrit vetëm vitin e fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat