Fier: Vdes në aksident polici rrugor

Shqipëria

Fier: Vdes në aksident polici rrugor

Më: 17 korrik 2010 Në ora: 10:48

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 05:30, kur Roland Musaraj, 50 vjeç, duke udhëtuar në Unazën e re të Fierit me automjetin e tij Benz, u përplas me një kamion të parkuar në rrugë.

Nga burime pranë policisë në vendngjarje mësohet se viktima humbi jetën si pasojë e përplasjes. Të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak i aksidentit mund të ketë qenë gjendja e përgjumur e drejtuesit në momentin e përplasjes. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat