Rrëfimi i Gentian Mecit, i mbijetuari i aksidentit tragjik

Shqipëria

Rrëfimi i Gentian Mecit, i mbijetuari i aksidentit tragjik

Më: 18 korrik 2010 Në ora: 09:02

Meci tregon ato pak minuta kur në momentin e rrëzimit të autobusit u dëgjuan ulërima të shumta dhe njerëz të cilët tentonin të thyenin xhamat për të dalë nga automjeti. Ai u shpreh se në momentin e devijimit të autobusit drejt humnerës koha ishte e mirë dhe se aksidenti nuk është shkaktuar nga moti i keq.

Ka qenë me fat studenti i Biokimisë, Gentian Meci, i cili i ka mbijetuar rrëzimit në humnerën reth 500 metra të autobusit ku ai po udhëtonte drejt qytetit të Lezhës. Vetëm pak orë pas çastit të aksidentit i mbijetuari Meci tregon ato pak minuta kur në momentin e rrëzimit të autobusit u dëgjuan ulërima të shumta dhe njerëz të cilët tentonin të thyenin xhamat për të dalë nga automjeti. Megjithëse i kapur nga paniku i asaj që kaloi, i riu Meci shpjegoi edhe situatën që mbizotëronte para aksidentit, ku sipas tij në autobus ndodheshin rreth 20 veta të moshave të ndryshme si fëmijë e pleq, ku pjesa më e madhe i takonin gjinisë mashkullore. Gjithashtu, Meci u shpreh se në momentin e devijimit të autobusit drejt humnerës koha ishte e mirë dhe se aksidenti nuk është shkaktuar nga moti i keq. Studenti Meci duhet cilësuar me fat pasi nga rrëzimi rreth 500 metra në humnerë drejt në lumin Fan i Madh në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta në kokë dhe në shpinë. Nuk ka qenë ky fat për 12 persona të tjerë ku gjetën humbjen nga ky aksident tragjik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat