Topalli viziton në Spitalin Ushtarak fëmijët dhe të plagosurit nga aksidenti tragjik i Fushë-Arrëzit

Shqipëria

Topalli viziton në Spitalin Ushtarak fëmijët dhe të plagosurit nga aksidenti tragjik i Fushë-Arrëzit

Më: 18 korrik 2010 Në ora: 20:43

Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë nga vizitat e ngushëllimit në Fushë-Arrëz, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ndal në Spitalin Ushtarak, ku vizitoi të plagosurit nga aksidenti tragjik veçanërisht fëmijët e vegjël.

Ajo u intersua për shëndetin e të plagosurve dhe vogëlushëve dhe bisedoi me mjekët e spitalit duke i falenderuar për përkushtimin dhe gadishmërinë e tyre 24 orë në 24.

“Në emër të deputetëve të Kuvendit shpreh soldaritetin me familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, por dua gjithashtu të shpreh edhe mirënjohjen ndaj mjekëve dhe pilotëve, të cilët kanë bërë punë heroike duke bërë të mundur që të shpëtohen shumë jetë për shak të shpejtësisë me të cilën gjithë shteti ka vepruar.

Dje ka qenë një ditë e zezë. Të gjithë jemi të shokuar. Unë këtu pashë dy prej fëmijëve të familjes Mustafa, Mirsadin dhe Armandon. Mjekët thonë që ata kanë shpëtuar nga rreziku dhe ne i lutemi Zotit që edhe dy fëmijët e tjerë të kenë jetën e gjatë dhe po ashtu edhe të gjithë të shtruarit në këtë spital.

Ka qenë një tragjedi për familjet e tyre por është edhe një dhimbje e madhe për të gjithë shqiptarët. Të shohësh ata fëmijë të vegjël që kanë humbur nënën e babain është jashtëzakonisht e rëndë."

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat