Reforma në arsimin e detyruar dhe të mesëm në Shqipëri

Shqipëria

Reforma në arsimin e detyruar dhe të mesëm në Shqipëri

Më: 8 gusht 2010 Në ora: 09:52

Ministria e Arsimit ka gati një projektligj të ri për arsimin e detyruar dhe të mesëm, që do t’i përgjigjet reformave që po zbatohen. Risitë konsistojnë në kohëzgjatjen e arsimit fillor nga 5 në 6 vjet dhe sanksionon edhe strukturën ekzistuese të arsimit 9 vjeçar. Synimi i këtij dokumenti është që të gjithë fëmijët në vend të moshës 5- vjeçare të jenë pjesë e arsimit parashkollor. Cilësia në këtë sistem arsimor është kryefjala e projektligjit që do të jetë në bashkëveprim me reformën e mësuesisë. Ky dokument pritet të miratohet së shpejti dhe do të funksionojë në mbi 376 shkolla të mesme dhe mbi 1749 shkolla të arsimit bazë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat