Kryetarja e Kuvendit e ftuar në iftarin tradicional të natës së parë të Ramazanit

Shqipëria

Kryetarja e Kuvendit e ftuar në iftarin tradicional të natës së parë të Ramazanit

Më: 12 gusht 2010 Në ora: 09:51

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori mbrëmë pjesë në iftarin tradicional të natës së parë të muajit të Ramazanit, e ftuar nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

Në këtë iftar ishin të pranishëm edhe personalitete të tjerë, politikanë, krerë të komuniteteve fetare në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe intelektualë.

Kryetarja e Kuvendit uroi Kreun e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça dhe besimtarët muslimanë për muajin e madhërueshëm të Ramazanit, si dhe për një agjërim të mbarë.

“Këto janë ditë të faljes, të lutjes dhe solidaritetit. Ramazani është muaji i paqes, por është edhe kohë reflektimi për të gjithë,” tha zonja Jozefina Topalli.

Kryetarja e Kuvendit uroi të gjithë besimtarët muslimanë, si dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat