Vrasja në Himarë, reagon politika

Shqipëria

Vrasja në Himarë, reagon politika

Më: 14 gusht 2010 Në ora: 18:34

Në Shqipëri vrasja e dy ditëve më parë në Himarë e 35 vjeçarit Aristotel Guma solli sot reagimet nga autoritet dhe politika shqiptare të cilat e dënuan atë si një akt të shëmtuar dhe kërkuan vënien përpara drejtësisë së autorëve. Himarioti 35 vjeçar Aristotel Guma humbi jetën pasi u përplas nga një makinë e cila drejtohej nga një grup të rinjsh me të cilët ai kishte shkëmbyer më parë debate të ashpra. Vrasja krijoi tension në Himarë. Banorët e qytetit të Himarës bllokuan për më shumë se 13 orë aksin rrugor që e lidh këtë qytet me Vlorën, në shenjë proteste sipas tyre ndaj vrasjes së qëllimshme të një të riu, vetëm pse ka folur në greqisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat