Vetëdorëzohet autori i ngjarjes në Himarë

Shqipëria

Vetëdorëzohet autori i ngjarjes në Himarë

Më: 15 gusht 2010 Në ora: 23:18

Vetëdorëzohet në policinë e Vlorës, shtetasi Ilir Muka, i akuzuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në periferi të Himarës, ku pas përplasjes me makinë, mbeti i vdekur 35 vjecari Aristotel Guma.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë, të cilat bëjnë të ditur se sot rreth orës 19:20, shtetasi i Ilir Muka, është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ku ka deklaruar se vetëdorëzohet para organeve të rendit për t’ju përgjigjur akuzave në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se i riu ka qëndruar i fshehur në afërsi të Tiranës që prej së premtes kur u shpall në kërkim nga policia. Për kapjen e tij, policia kishte caktuar një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për këdo që jepte informacion që do të ndihmonte në arrestimin e tij.

Gjatë një interviste ekskluzive për News24, babai i 20 vjecarit Muka tregoi mbrëmjen e djeshme se i biri i kishte thene në telefon se kishte shtypur aksidentalisht një person që nuk e njihte dhe më pas ishte larguar.

I ati e konsideroi të papranueshme faktin që djali i tij po akuzohet për racizëm, kur në të vërtetë ajo që ndodhi ishte një aksident rrugor. Halo Muka bëri të ditur se djali i tij kishte ndërmend të vetëdorëzohej në polici me qetësimin e situatës së krijuar në Himarë.

Banorët e Himarës reaguan ashpër pas vdekjes së 35 vjecarit, duke bllokuar për orë të tëra aksin nacional Vlorë-Sarandë, në shenjë proteste, me pretendimin që ngjarja kishte motive etnike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat