Projektligj i ri për prodhimin e dokumenteve të identitetit

Shqipëria

Projektligj i ri për prodhimin e dokumenteve të identitetit

Më: 2 shtator 2010 Në ora: 17:56

"Një projektligj që pritet të çojë sistemin e prodhimit të dokumenteve të reja të identitetit në perfeksion, do të diskutohet së shpejti në Kuvend", ka konfirmuar zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.

Ai shpjegon katër pikat kryesore ku mbështeten ndryshimet, të cilat lidhen me përsosmërinë e sistemit, hapjen e aplikimeve në konsullatat shqiptare në ndihmë të emigrantëve për pajisjen e shpejtë me pasaporta biometrike, etj.

"Me rëndësi mbetet hapja e menjëhershme e zyrave të aplikimit në konsullatat shqiptare në Romë, Milano, Athinë e Selanik në shërbim të emigrantëve shqiptarë", tha Poni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat