Ka nisur sot viti i ri shkollor në Shqipëri

Shqipëria

Ka nisur sot viti i ri shkollor në Shqipëri

Më: 6 shtator 2010 Në ora: 10:07

Janë plot 650 mijë nxënës në të gjithë vendin që nisën vitin e ri akademik 2010-2011.

Në këtë vit shkollor, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe drejtorive arsimore, nuk do të jenë më shumë se 35 nxënës në klasë. Do të ketë më pak nxënës në klasa por më shumë klasa paralele.

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, uroi nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Sot rreth 645.000 fëmijë ulen në bankat e shkollave dhe kopshteve në të gjithë vendin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat