Në Kukës, hapin dyert tre shkolla të reja

Shqipëria

Në Kukës, hapin dyert tre shkolla të reja

Më: 7 shtator 2010 Në ora: 23:36

Tre godina të reja shkollore kanë hapur dyert për nxënësit në qytetin e Kukësit duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e nivelit të procesit mësimor. Kështu disa qindra nxënës të fshatit Nangë,të komunës Bicaj të Kukësit do të mësojnë në një godinë trekatëshe të re, po ashtu edhe nxënësit e fshatit Zapod, si dhe ata të fshatit Shishtavec.

Gjatë këtij viti shkollor do të fillojë të funksionojë edhe konvikti i ri i shkollës së mesme të Kukësit me kapacitet 400 konviktorë me kushte hotelerie bashkëkohore.

Drejtuesit e shkollave shprehen se ky vit shkollor do jetë mjaft frytdhënës pas përmirësimit të kushteve të infrastrukturës dhe bazës materiale.

Rrethi i Kukësit ka gjithsej 59 shkolla, prej të cilave 9 të mesme dhe të tjerat 9-vjeçare. Shkolla e mesme e përgjithshme në qytetin e Kukësit, me rreth 1.500, nxënës përfshin edhe disa degë profesionale, disa prej të cilave do të mbyllen për shkak të mungesës së interesit dhe për tu hapur të reja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat