Malmstrom: Të hiqen vizat për Shqipërinë

Shqipëria

Malmstrom: Të hiqen vizat për Shqipërinë

Më: 6 tetor 2010 Në ora: 21:24

Komisionerja për çështjet e Brendshme të BE, Cecilia Malmstrom ka rekomanduar para pak çastesh në seancën plenare të Parlamentit Evropian heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.

“Mbështes regjimin e lirë të vizave për këto dy vende, si një mesazh njerëzor për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes. Kjo është një mundësi që u jepet atyre të njohin vendet e BE”, ka pohuar Malmstrom.

Komisionerja ka theksuar se dy vendet kanë bërë progrese, duke plotësuar kushtet kryesore.

“Në fushën e drejtësisë dy vendet kanë bërë përmirësime të dukshme dhe kanë përforcuar edhe sigurinë. Natyrisht ne kemi vënë re një pjesë të vogël të kushteve që s’janë përmbushur. Por tre kushtet e para janë plotësuar”, ka nënvizuar Malmstrom.

Por ajo ka deklaruar se dy vendet, Shqipëria dhe Bosnja, duhet të japin garanci se nuk do të ketë fluks qytetarësh që do të kërkojnë azil në vendet e BE.

Malmstrom ka kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe boshnjake që t’u sqarojnë qytetarëve se cfarë do të thotë heqja e regjimit të vizave.

“Është themelore që dy vendet të sigurojnë se nuk do të ketë kërkues azili në vendet e BE. Është e rëndësishme që autoritetet t’u shpjegojnë qytetarëve se c’do të thotë regjim i liberalizuar i vizave”, është shprehur Malmstrom.

Më tej komisionerja ka vlerësuar raportin e ekspertëve të BE mbi Shqipërinë dhe Bosnjen dhe ka shprehur shpresën e saj që në javët e ardhshme të kemi një konfirmim të këtij raporti, rezolutës dhe më pas një heqje të vizave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat