Fajon optimiste për liberalizimin e vizave me Shqipërinë

Shqipëria

Fajon optimiste për liberalizimin e vizave me Shqipërinë

Më: 6 tetor 2010 Në ora: 22:49

Eurodeputetja sllovene, Tania Fajon është shprehur optimiste për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, që do të votohet në 7 tetor nga Parlamenti Evropian. Gjatë një takimi që pati të mërkurën në Bruksel me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, znj. Fajon shprehu kënaqësinë që mbi raportin e saj për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë eurodeputetët nuk kanë bërë asnjë amendament. Po kështu, vlerësoi ajo, pozitiv do të jetë dhe debati që PE do të zhvillojë mbi procesin e regjimit pa viza. Topalli zhvilloi një vizitë në Bruksel ku pati një seri takimesh në Parlamentin Evropian për të siguruar një mbështetje sa më të gjerë nga eurodeputetët lidhur me procesin e heqjes së vizave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat