Haxhinasto: Pakti me Greqinë, negociata sipas Kushtetutës

Shqipëria

Haxhinasto: Pakti me Greqinë, negociata sipas Kushtetutës

Më: 10 tetor 2010 Në ora: 14:45

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto konfirmon se Tirana dhe Athina zyrtare kanë filluar negociatat për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Në një intervistë të botuar sot në "Gazeta Shqiptare" ministri i Jashtëm deklaron se mes Greqisë dhe Shqipërisë ekziston vullneti i mirë politik që kjo çështje të zgjidhet në frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy vende.

“ Ne jemi në kontakt me palën greke dhe kemi shpjeguar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bën të domosdoshme gjetjen e një zgjidhje tjetër për të cilën jemi të gatshëm të kontribuojmë, përfshirë edhe mundësinë e rinegocimit të marrëveshjes”- citon “Gazeta Shqiptare” ministrin Haxhinasto.

Sipas tij të dy vendet janë në fazën e analizave dhe eksplorimit të mundësive të ndryshme për arritjen e një zgjidhje me mirëkuptim, e cila të respektojë aktet ligjore ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Greqia janë palë, si dhe kuadrin kushtetues të dy vendeve respektive.

Haxhinasto flet gjithashtu edhe për çështjen e zgjidhjes së kërkesave të komunitetit çam, të cilat sipas tij “janë plotësisht të mundura për t’u realizuar”. Shefi i diplomacisë shqiptare komenton gjithashtu zhvillimet e brendshme politike, ato në rajon e veçanërisht në Kosovë si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe konferencën islamike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat