Vizat, Fajon: Informoni qytetarët

Shqipëria

Vizat, Fajon: Informoni qytetarët

Më: 10 tetor 2010 Në ora: 17:12

“Duhet të informoni qytetarët se çdo të thotë liberalizim, kam frikë që qytetarët mund të përdorin këtë në mënyra të ndryshme dhe kjo do të jetë problem për qeverinë dhe politikën. Qytetarët të kuptojnë se liberalizimi i vizave do të thotë të qëndrosh vetëm 3 muaj, nuk të jep të drejtë për punë, azil apo nënshtetësi në të kundërt disa vende mund të rikthejnë regjimin e vizave”, tha zonja Fajon.

Eurodeputetja u shpreh e sigurt se në fillim të muajit nëntor vendet anëtare të BE-së do t’i japin dritën jeshile propozimit të Parlamentit Evropian. Sipas saj Shqipëria teknikisht i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se nuk ka arsye që anëtarët të krijojnë probleme.

“Pres që vendet anëtare ta pranojnë në fillim të nëntorit propozimin dhe të japin dritën jeshile. Shqipëria teknikisht i ka arritur të gjitha kriteret. Nuk ka arsye që anëtarët të krijojnë probleme”, deklaroi Fajon.

Pyetjes nëse opozita shqiptare ka qenë pengesë në liberalizimin e vizave për Shqipërinë, eurodeputetja sllovene iu përgjigj se i gjithë procesi ka qenë teknik dhe se nuk e ka ndjerë si pengesë opozitën shqiptare. Gjithsesi, Fajon tha se situata politike në Shqipërinë gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka ndihmuar shumë në procesin e liberalizimit të vizave.

Në fund të fjalës së saj zonja Fajon premtoi një vizitë që do të realizohet së shpejti në Shqipëri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat