Berisha: Do rrisim praninë në misionet e NATO-s

Shqipëria

Berisha: Do rrisim praninë në misionet e NATO-s

Më: 12 tetor 2010 Në ora: 12:02

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar gjatë punimeve të Ministerialit të NATO-s që po mbahet në Tiranë, se Shqipëria do të rrisë praninë e saj ushtarake në misionet ndërkombëtare.

“Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj në të gjitha iniciativat e Ministerialit. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të thella në forcat e armatosura, të cilat kanë bërë të mundur që vendi ynë të përfaqësohet me dinjitet në misione ndërkombëtare si në Cad, Afganistan e Irak. Shqipëria do të rrisë rolin e vetë në të gjitha misionet e Aleancës”, ka pohuar Berisha.

Kreu i qeverisë ka theksuar se prioritet i vendit mbetet integrimi në Bashkimin Evropian, proces që sipas tij është jetik për qytetarët shqiptarë.

“Po punojmë për integrimin e vendit në BE. Ky është një proces i bazuar në meritë, si një gjest për miqësi të vecantë dhe për interesin më jetik të shqiptarëve”, ka nënvizuar Berisha.

Kryeministri është shprehur se në këtë drejtim, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash, duke nisur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në fushën e ekonomisë me përballimin e krizës financiare dhe rritjen e të ardhurave në buxhet.

Më tej Berisha u ka shprehur ministrave të Mbrojtjes të vendeve të rajonit gatishmërinë e qeverisë së tij për t’i ndihmuar në procesin e anëtarësimit në Ministerialin e Aleancës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat