Del nga shinat, treni i linjës Mali i Zi-Tiranë

Shqipëria

Del nga shinat, treni i linjës Mali i Zi-Tiranë

Më: 21 tetor 2010 Në ora: 11:08

Treni i mallrave Mali i Zi – Tiranë ka dalë sërish nga shinat. Sipas burimeve të policisë treni ka dalë nga shinat në afërsi të qytetit të Laçit, vetëm 700 metra larg stacionit të trenit. Sipas të njëjtave burimeve mësohet se shkak i daljes së trenit nga shinat ka qenë amortizimi i binareve të shinave të cilat pothuajse janë kalbur plotësisht.

Dalja e trenit të mallrave nga shinat ka bërë që edhe treni i pasagjerëve Shkodër-Tiranë të ndalojë në Laç për gjashtë orë, deri sa ekipi i avarisë së hekurudhës ka bërë të mundur vendosjen e trenit në shina dhe riparimin e zonës së dëmtuar.

Udhëtaret që lëviznin me trenin e pasagjerëve janë detyruar të marrin automjetet e tjera për lëvizjen e tyre. Ndërkohë që ky nuk është rasti i parë që treni i mallrave del nga shinat në këtë aks hekurudhorë, pasi rreth 20 ditë më parë në Zejmen të Lezhës treni doli nga shinat, duke ndërprerë qarkullimin e trenit gjatë gjithë ditë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat