PDI kërkon të ndërtohen varreza në Çamëri

Shqipëria

PDI kërkon të ndërtohen varreza në Çamëri

Më: 30 tetor 2010 Në ora: 21:25

Partia për Drejtësi dhe Integrim i kërkoi sot qeverisë që të kërkojë nga Athina respektimin e çamëve të rënë gjatë gjenocidit të fillimit të shekullit.

Kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini tha se ashtu siç ngrihen memorialë për të rënët e luftës italo-greke në Shqipëri, ashtu duhet të ngrihen edhe varrezat e çamëve në Greqi.

“PDI i bën thirrje shteti shqiptar përpara se të ngrihen varre imagjinare për ushtarët greke, që të kërkojë që të ndërtohen varreza në krahinën e Çamërisë”, është shprehur Muhedini.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat