Boboshticë, grekët ceremoni mbi varret shqiptare

Shqipëria

Boboshticë, grekët ceremoni mbi varret shqiptare

Më: 31 tetor 2010 Në ora: 16:51

Vendosja e kurorave me lule në memorialin kushtuar ushtarit grek, i ndërtuar mbi varrezat e shqiptarëve në Boboshticë, ka shkaktuar tension në këtë fshat.

Banorët e fshatit janë të ndarë përsa i përket memorialit, ku disa përkrahin nismën e grekëve ndërsa shumë të tjerë shprehen kundër kësaj.

Ceremonia e vendosjes së kurorave me lule u zhvillua nën praninë e përfaqësuesve të “Omonias” të cilët u kundërshtuan nga banorët e Boboshticës pasi po shkelnin mbi varret e shqiptarëve për të vendosur kurora me lule në memorial.

Por përfaqësues të “Omonias” i quajtën varrezat, ku ditë më parë pas ndërtimit të memorialit dolën eshtra në sipërfaqe, si varreza greke.

Mësohet se pak kohë pas përfundimit të ceremonisë dhe largimit të pjesëmarrësve në të, kurorave të vendosura në memorial u është vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa organizata minoritare “Omonia” ka dorëzuar në Policinë e Korçës një kallëzim penal për djegien e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat