Dhunimi i varreve, LSI: Të shkarkohet prefekti i Korçës

Shqipëria

Dhunimi i varreve, LSI: Të shkarkohet prefekti i Korçës

Më: 4 nëntor 2010 Në ora: 17:32

Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se mbështet shkarkimin nga detyra të prefektit të Korçës, dhe kryetarit të Komunës Boboshticë, pas skandalit të dhunimit të varreve shqiptare në këtë zonë.

Spartak Braho, kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe anëtar i kryesisë së LSI-së, është shprehur se i bën thirrje organeve me te larta te shtetit te marre masa te ashpra ndaj qendrimit pasiv dhe aspak në përmbushje të ligjit të prefektit të Korcës, i cili duhet shkarkuar.

“Jane shkelur rregulla te bashkejeteses normale, por edhe trajtimit normal te atij territori”, nënvizoi Braho.

Në një deklaratë të bërë publike sot, edhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, është shprehur se nuk eshte fajtor muratori i Boboshticës qe per para, apo për vizë pranoi të dhunonte të parët e vet. Sipas Idrizit, Greqia fqinje apo qarqet ultranacionaliste e ngatërrojnë cështjen e ushtarëve të rënë me ngjarjet e Vorio Epirit.

Pak ditë më parë, prefekti i Korçës, Andrea Mano deklaroi para medias se nuk ishte në dijeni që varret shqiptare në Boboshticë, ishin dëmtuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat